Porto mori dje një kualifikim të madh, duke shënuar dy gola në fushën e torinezëve dhe u kualifikuar falë tyre, pavarësisht se humbi 3-2, pas kalimit të ndeshjes në shtesë.
Ishte një kualifikim i madh, por që u bë shumë i vështirë, sidomos pas daljes me karton te kuq të Mehdi Taremi. Sulmuesi në minutën e 52-të shkaktoi një faull në mesfushë dhe u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa dy minuta më pas, gjyqtari Bjorn Kuipers e ndëshkoi me të verdhin e dytë për vonesë të lojës.
“Allianz Stadium” ishte bosh dhe gjatë daljes së Taremi nga fusha u vu re qartë indinjata e tij dhe u dëgjuan edhe fjalët. “Ky është Championsi? Po? Kjo është Champions League? Ikni p*rdhuni”, shprehet sulmuesi gjatë daljes nga fushë në komunikim me gjyqtarin e katërt. /abcnews.al
https://twitter.com/FOOTBALL_D9INE/status/1369397850384326660