VIDEO | Kjo do kishte qenë hilja e vitit, tërbohen lojtarët e Chelsea

schedule16:13 - 1 Janar, 2020

schedule 16:13 - 1 Janar, 2020

Brighton mund të kishte marrë edhe tre pikët kundër Chelsea, por rrengu që tentoi të bënte Neal Maupay nuk u kurorëzua me sukses. Numri 7 i skuadrës angleze tentoi të shënonte pas një topi të diskutueshëm.

Topi i hedhur nga arbitri u mor nga lojtari i Brighton, i cili tentoi të përparonte dhe të shkonte drejt portës.

Arbitri vërshëlleu dhe e ndaloi lojën, ndërkohë futbollistët e Chelsea u tërbuan dhe u vërsulën drejt Maupay. Atij ju tregua kartoni i verdhë më pas. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!