VIDEO/ Kina goditet nga një tornado e fuqishme, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule11:35 - 20 Shtator, 2023

schedule 11:35 - 20 Shtator, 2023

Një tornado e fuqishme ka goditur qytetet dhe fshatrat në Kinën lindore, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur rëndë shumë të tjerë.

Më shumë se 5500 njerëz u prekën dhe 137 shtëpi u shembën, sipas statistikave fillestare, ndërsa më shumë se 400 njerëz u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Këtë verë, Kina ka regjistruar reshje rekord dhe javë me temperatura të larta historike. Shkencëtarët thonë se këto ngjarje ekstreme të motit po intensifikohen nga ndryshimet klimatike.

/abcnews.al