VIDEO/Kim Jong-un pranon dështimin, shpërthen në lot dhe kërkon falje Koresë së Veriut

schedule10:20 - 12 Tetor, 2020

schedule 10:20 - 12 Tetor, 2020

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar se ka dështuar në lidhje me menaxhimin e situatës nga Covid 19. Në një konferencë për mediat lideri i Koresë së Veriut ka shpërthyer në lot në fjalën e tij në një paradë të madhe ushtarake të mbajtur në fundjavë për të shënuar 75 vjetorin e partisë së Punëtorëve në pushtet.

Përmes një video të publikuar në media shikohet momenti kur, Kim hoqi syzet dhe fshiu lotët  një tregues, thonë analistët, e presionit në rritje ndaj regjimit të tij.

Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta bëj këtë gjithnjë në mënyrë të kënaqshme”, shkruajnë mediat.

Duke cituar gjyshin dhe babanë e tij  dy udhëheqësit e mëparshëm të Koresë së Veriut, Kim theksoi se përpjekjet e tij nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Edhe pse mua më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e të mëdhenjve Kim Il-sung dhe Kim Jong-il, falë besimit të të gjithë njerëzve, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të çliruar njerëzit tanë nga vështirësitë në jetën e tyre”.

Ndërsa parada në kryeqytet, Pyongyang, paraqiti zbulimin e pritur të një rakete të re balistike ndërkontinentale dhe pajisjeve të tjera ushtarake, analistët thanë se Kim kishte përdorur një pjesë të konsiderueshme të fjalës së tij për të “bashkëndjerë” me popullin e Koresë së Veriut.

Adresimi i tij, siç thuhet më tej, ishte i mbushur me fjalë ogurzeza të tilla si “sfida të mëdha” dhe “katastrofa të papara”.

Pavarësisht nga prania e trupave, raketave, tankeve dhe provave të tjera të fuqisë ushtarake në rritje të Koresë së Veriut, Kim ofroi “mbështetje” për njerëzit në të gjithë botën që vuajnë si rezultat i COVID-19 dhe shprehu shpresë për një përmirësim të lidhjeve me Korenë e Jugut.

Ndër të tjera në fjalën e tij Kim ka paralajmëruar se ai do të “mobilizonte plotësisht” forcën e tij bërthamore nëse kërcënohej, por shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!