Milan ka arritur të marrë një fitore të ‘çmendur’ në derbin e Milanos me rezultatin 1-2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin zikaltërit në minutën e 39-të me anë të kroatit Ivan Perisic.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, me avantazhin e Inter-it.
Pjesa e dytë ishte intensive por pa raste konkrete nga të dyja palët.
Befasia vjen në minutën e 75-të ku Giroud shënon golin e barazimit dhe hap rezultatin.
Por 3 minuta më vonë, përsëri Giroud shënon duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2.
Ndeshja ka qënë intensive dhe e barabartë. Në minutën e 96-të Theo Hernandez ndëshkohet me kartonin e kuq.
Tashmë Milan ndodhet në kuotën e 52 pikëve në vendin e dytë, një pikë më pak se Interi kryesues i cili ka dhe një ndeshje ende pa luajtur./ h.ll/abcnews.al