VIDEO/ Kërkon para për dy fëmijë të sëmurë, sportisti tërheq avionin 42 kilometra

schedule13:35 - 1 Prill, 2021

schedule 13:35 - 1 Prill, 2021

Një kampion në sportin e kikboksit ka arritur të tërheqë një avion me peshë 1.25 ton sa gjatësia e garës së maratonës, 42.2 kilometra brenda 24 orëve pa ndaluar. Carl Thomas, 35 vjeç, nga Stockport, tërhoqi avionin Cessna për një mision shumë human.

 

Ai po përpiqet të mbledhë të paktën 250 mijë paund për një organizatë bamirësie, e cila po përpiqet të ndihmojë dy fëmijë, Ollie dhe Amelia Carroll, të sëmurë me sëmundjen Batten, e cila është e pashërueshme dhe prek sistemin nervor, duke shkaktuar kriza, dëmtime shikimi, humbje të lëvizshmërisë dhe vdekje të hershme.

Mjekët mundet vetëm të trajtojnë këtë sëmundje dhe të shtyjnë sadopak sëmundjen e vogëlushëve. Ollie, nëntë vjeç, u diagnostikua me gjendjen në 2015 dhe motra e tij Amelia, tani shtatë, u diagnostikua një muaj më vonë.

Kjo nuk është e vetmja përpjekje që Carl Thomas ka bërë gjatë këtyre viteve për të mbledhur para. Ai më parë ka vrapuar në 10 maratona në 10 ditë radhazi si dhe ka bërë 1500 milje me biçikletë në 10 ditë. Jo vetëm kaq sepse ai do ndërmarrë edhe sfida të tjera dhe pretendon të fitojë rreth 1 milionë paund dhe t’i dhurojë për organizatën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!