Mbrëmë u luajt një ndeshje shumë e bukur me Liverpool dhe Tottenham, me djemtë e Jurgen Klopp, që arritën të fitojnë me shifrat 2-1. Përtej kësaj, gjatë ndeshjes është pikasur një episod shumë qesharak.
Ishte minuta e 85, rezultati i fiksuar në 1-1 dhe ka goditje dënimi për Liverpool. Krosimin e The Reds e largon Harry Kane, i cili ishte rikthyer në mbrojtje për të ndihmuar skuadrën e tij.
This guy is insufferable ffs
pic.twitter.com/RvbEFKJYDu— Jack Moore (@Jack_Moore7) December 17, 2020
Pas largon topin me kokë, ai provon të improvizojë, duke pretenduar se është goditur nga kundërshtarët. Aktrim i pastër nga anglezi, që me shumë mundësi nuk e ka kujtuar në atë moment se ndeshja vëzhgohej nga VAR. /abcnews.al