Argjentina, pasi barazoi 1-1 me Kolumbinë në 90 minuta, triumfoi me penallti dhe shkoi në finalen e Copa America, ku e pret Brazili fitues në fuqi.
Te gjuajtja e penalltive pati edhe pak “aksion”, teksa portieri Emiliano Martinez priti tre prej tyre. Ai ndali edhe mbrojtësin Yerry Mina.
Para se qendërmbrojtësi të gjuante, portieri e ngacmoi duke i thënë “Hë, ke frikë”. Martinez e ndali gjuajtjen e tij dhe më pas Leo Messi e mori skenën.
Kapiteni i Argjentinës feston si çmendur, ndërkohë që ka diçka edhe për Yerry Mina. “Kërce tani, pse nuk kërcen”, thërret Messi, i cili nuk e kursen edhe ndonjë fjalë më tepër në ato momente. /abcnews.al
“HOW ABOUT DANCING NOW?” yells Leo Messi to Yerry Mina after his penalty kick is saved by Dibu Martínez. This is the Messi all of Argentina wants to see. Fired up and in it ❤️?❤️?❤️?❤️?❤️? pic.twitter.com/0mFXzVdru5
— Nico Cantor (@Nicocantor1) July 7, 2021