Është mbyllur në barazim kryendeshja e javës 32 në Serie A, mes Napolit dhe Milanit. Plot katër gola u shënuan në këtë sfidë, por në fund skuadrat morën vetëm nga një pikë pas barazimit 2-2.
Kuqezinjtë e Piolit kaluan të parët në avantazh falë një supergoli të Theo Hernandez, me mbrojtësin e majtë që goditi fluturimthi dhe ndëshkoi portierin Ospina, në minutën e 20-të të sfidës.
Napoli arriti të barazojë në të 34-ën, me anë të mbrojtësit Di Lorenzo. Anësori i djathtë përfiton nga një pasiguri e Donnarummës dhe me portën e boshatisur, shënon nga një distancë e afërt.
Madje, Napoli arriti edhe të përmbysë rezultatin, me anë të Mertens në të 60-ën. Callejon del mirë nga e djathta dhe shërben për belgun në qendër, i cili i shpëton markimit të mbrojtjes dhe shënon me të djathtën.
Milani do të shmangte humbjen në minutën e 73-të, falë një penalltie. Mesfushori Kessie merr përsipër ekzekutimin e këtij 11-metërshi dhe mposht Ospinën, për të vendosur rezultatin final në 2-2.
Në këtë takim, pati dhe një karton të kuq, akorduar për Milanin. Në vetëm dy minuta, Saelameakers mori dy të verdhë (85’ 87’), duke bërë që Milani të mbyllte takimin me një lojtar më pak./abcnews.al
Serie A, java 32
Napoli – Milan 2-2
Di Lorenzo 34’, Mertens 60’ / Theo 20’, Kessie (p) 73’