Brazili i ka nisur me një “manita” eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Djemtë e Tite pritën Bolivinë në “Neo Quimica Arena” të Sao Paulos, kundërshtar që e mposhtën me rezultatin 5-0.
Marquinhos i PSG-së zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të falë një goli me kokë, teksa Roberto Firminho dyfishoi pas gjysmë ore lojë. Sulmuesi i Liverpool shfrytëzoi një asist të Renan Lodit dhe dërgoi topin në rrjetë.
Tre golat e tjerë erdhën në fraksionin e dytë të ndeshjes. Firminho gjeti golin e dytë personal pas një topi të marrë nga Neymar në minutën e 49-të para se Jose Carrasco të realizonte një autogol në mesin e pjesës së dytë.
#BRAxBOL | 5-0 | #Eliminatorias
69%-31% possession
20-3 shots
9-1 shots on target
12-1 shots inside the box
8-0 big chances (4-0 missed)
659-296 passes
88%-69% pass accuracy
8-2 corners
22-6 crosses
64-39 duels wonTotal dominance by #Brazil against a far inferior #Bolivia. pic.twitter.com/vrh5puCXVR
— Joga Bonito (@Jasoninho10) October 10, 2020
Festë edhe për Coutinhon, i cili vulosi triumfin 5-0 të Brazilit. Tjetër asist i Neymar dhe gol me kokë i lojtarit të Barcelonës. Përfundimisht 5-0 për 5 herë kampionët e botës, të cilët sfidën e radhës e luajnë në Peru (14 tetor, 02:00). /abcnews.al