Legia Warszaw fitoi sot në Kupë ndaj Suwalki me shifrat 1-3 në raundin e 1/32-ave dhe protagonist sërish ishte Lirim Kastrati, i cili e nisi ndeshjen nga fillimi bashkë me Jurgen Çelhakën.
Ish-ylli i Dinamo Zagreb shënoi në minutën e 65-të dhe i riktheu avantazhin skuadrës së tij, që deri në atë m,oment po barazonte 1-1.
Ish-talenti i Shkëndijes së Tiranës përfitoi nga një pasiguri e portierit dhe devijoi topin në rrjetë. Padyshim merita e tij, që ndoqi aksionin deri në fund dhe përfitoi nga dobësia e kundërshtarit.
Çelhaka luajti vetëm një pjesë sot, ndërsa Muçi u aktivizua në minutën e 56. Kastrati la fushën në minutat shtesë, zi zëvendësim për të shpenzuar kohën. /abcnews.al