VIDEO/ Kastrati i shënon “gjahut të preferuar”, Hadergjonaj ndëshkon Fenerin

schedule21:59 - 25 Prill, 2021

schedule 21:59 - 25 Prill, 2021

Lirim Kastrati dhe Florent Hadergjonaj, dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, kanë shënuar sot për skuadrat e tyre respektive. Sulmuesi anësor ka realizuar në fitoren e Dinamo Zagreb.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Kastrati doli i vetëm me portierin dhe shënoi golin e qetësisë kundër Hajduk Split, kundërshtar që e ka ndëshkuar edhe në fazën e parë.

Sa i takon Florent Hadergjonajt, mbrojtësi i Kasimpasa ka realizuar me penallti kundër Fenerbahce në minutën e 82-të. Goli i tij nuk është se pati ndonjë vlerë, pasi Kasimpasa u mposht 3-2. / abcnews.al

https://twitter.com/futbol_merkezz/status/1386405628923494403?s=19