Një kasiere e një dyqani ushqimor në Bronx u rrah nga një grua dhe vajzat e saj të rritura në një sulm tronditës. Lisbel Rodriguez Luna, 25 vjeç, kishte mavijosje në të gjithë trupin e saj dhe ishte e frikwsuar për jetën e saj në sulmin e së dielës pasdite në Food Universe në Fordham Manor.
Konflikti filloi për një mosmarrëveshje për blerjen e shisheve të riciklueshme.
“Askush nuk më ka sulmuar kështu”, tha Luna, duke shtuar se ajo ka frikë të kthehet në punë sepse sulmuesit e saj janë ende të lirë dhe mund të kthehen.
Por “duhet të kthehem”, tha ajo. “Duhet të punohet. Unë kam nevojë për para. Unë kam nevojë për punën time. Nuk e di se çfarë mund të bëj tjetër”.
Pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga The Post tregojnë disa gra duke sulmuar dhe goditur me grusht nëpunësen para saj ndërsa stafi i dyqanit përpiqej t’i largonte gratë prej saj.
/abcnews.al