VIDEO/ Karburanti shpërthen ne flakë, disa të plagosur

schedule21:30 - 10 Gusht, 2020

schedule 21:30 - 10 Gusht, 2020

Të paktën 13 persona janë plagosur pasi një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë në një qytet në Rusi.

Pamjet tregojnë shpërthimin e fuqishëm në Volgograd, mesditën e sotme. Mes të plagosurve që u dërguan me urgjencë në spital është edhe një punonjës i shërbimit zjarrfikës.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkarkesë e energjisë elektrike.

Shtatëdhjetë zjarrfikës luftuan me zjarrin. Ekipet vendosën një robot zjarrfikës, të cilin e drejtuan nga distanca në qendër të zjarrit për ta shuar atë. /abcnews.al