Futbolli latin është shumë fizik dhe plot duele të ashpra. Lojtarët ndihen si tifozë dhe nuk kursehen aspak ndaj kundërshtarëve. Patronato mposhti 1-0 në shtëpi Union Sante Fe mbrëmjen e kaluar falë golit të uruguaianit Silveira tre minuta përpara fundit.
Dueli i Superligës së Argjentinës dhuroi një karton të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Walter Bou kreu një ndërhyrje të frikshme ndaj portierit vendas dhe la Union Santa Fe me një lojtar më pak.
Sulmuesi i skuadrës mike goditi në gjoks Ibanez dhe e la shakull në vend. Ndërhyrja në stil karateje nuk mund të mos shoqërohej me karton të kuq dhe Bou nuk i përmbajti lotët gjatë daljes nga fusha. /abcnews.al
Walter Bou sacándole un mosquito del pecho al arquero de Patronato. #RESPECT ?? pic.twitter.com/bviU1C5bir
— Footie Times (@FootieTimes) February 14, 2020