Berat Gjimshiti shkroi historinë mbërmjen e kësaj të mërkure, me “Zikaltërit” e Atalanta, duke fituar trofeun e UEFA Europa League në atë që ishte finalja e parë ndërkombëtare për klubin nga Bergamo.
Ky ishte fundi i një rrugëtimi fantastik për klubin dhe mbrojtësin shqiptar, i cili sot ishte me shiritin e kapitenit në krah në këtë ndeshje dhe ashtu siç i takon tradita, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i dorëzoi pikërisht atij trofeun e sapofituar në fund në ceremoninë pas finales.
Ai shkoi mes futbollistëve dhe e çoi atë lart bashkë me De Roon, kapitenin e parë i cili ishte i dëmtuar sot dhe nuk mund të luante, duke nisur festën e çmendur para tifozëve. /i.m /abcnews.al