VIDEO | Kapiten edhe në detyrat e shtëpisë, video e Joaquin bëhet virale

schedule15:34 - 19 Mars, 2020

schedule 15:34 - 19 Mars, 2020

Joaquin është një legjendë e gjallë e Betis. Sulmuesi i majtë mbush 39 vjeç në verë, por mosha nuk po e pengon të dhurojë ndeshje spektakolare dhe të shënojë gola për skuadrën e zemrës. Plot 10 herë e ka dërguar topin në rrjetë këtë sezon, teksa ndodhet në karantinë prej ditësh.

Kapiteni i skuadrës andaluziane po qëndron i izoluar në shtëpi dhe po jep kontributin e tij në familje. Siç dallohet në videon e mëposhtme, Joaquin po hekuros, veprim të cilin e ka marrë me kënaqësi dhe sportivitet. Një shembull i bukur i lojtarit të njohur spanjoll, i cili këndon gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!