VIDEO/ Kapiten Benzema u rikthye, ky është goli fantastik ndja Club America

schedule10:17 - 27 Korrik, 2022

schedule 10:17 - 27 Korrik, 2022

Karim Benzema iu bashkua Real Madridin, vetëm kur këta të fundit udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur parasezonin dhe këtë e bëri duke i marrë leje klubit për të zgjatur pushimet.

I bashkuar me vonesë, Benzema nuk ishte pjesë e skuadrës në “El Clasicon” ndaj Barcelonës, të cilën “galaktikët” e humbin minimalisht 1-0.

Kondicioni i tij fizik po rritet çdo ditë dhe tanimë duket se është rikthyer në formën që gëzonte sezonin e kaluar.

Francezi e nisi nga minuta e parë ndja Club America dhe luajti vetëm 45 minuta, në një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.

“9” i Real Madridit do të shënonte golin e barazimit në minutën e 22 të takimit, ku pas një kombinimi fantastik me Asension, lëshon një goditje “therëse” nga jashtë zone për të përfunduar topin në rrjetë.

Benzema e mbylli një super sezon dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon që do të jepet në muajin tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!