VIDEO/ Kaos në parlamentin serb, deputetët e opozitës përplasen me Gardën

schedule15:47 - 19 Mars, 2024

schedule 15:47 - 19 Mars, 2024

Seancë jonormale është ajo e zhvilluar në parlamentin serb. Në këtë seancë po diskutohej për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Deputetët kanë përplasur duart në tavolinat e tyre duke shkaktuar zhurmë dhe kaos.

Për shkak të situatës së tensionuar, sigurimi është dashur të ndërhyjë dhe më pas janë vendosur para foltores së Kuvendit, për të mos lejuar që anëtarët e opozitës të afrohen drejt kryetarit.

Gjithashtu si shihet edhe nga video e publikuar në rrjete sociale në një moment deputetët janë përplasur me gardistët.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!