Eklent Kaçi është një nga sportistët më të suksesshëm shqiptarë. 21-vjeçari nga Laçi është një talent i madh në bilardo dhe për momentin renditet në vend të parë në Europë në renditjen e EPBF.
Së fundmi ai ka zbuluar edhe një pasion të ri për makinat dhe shpejtësinë. Bilardisti ka postuar një video në rrjetet sociale, ku tregon talentin tjetër të tij.
Gjatë një kompeticioni në Arabinë Saudite, Kaçi ka përfituar për të provuar aftësitë e tij në timon. Ai bën disa xhiro dhe drifting me një makinë sportive, duke provuar një emocion dhe adrenalinë të madhe. /abcnews.al