VIDEO/ Kampioni i botës lë nam në Francë, Tyson Fury i dehur tenton të “shkatërrojë” taksinë

schedule15:27 - 19 Maj, 2022

schedule 15:27 - 19 Maj, 2022

Tyson Fury mund të ketë një “dhimbje koke” sot pasi u filmua duke shkelmuar një taksi teksa “tundej” në rrugë.

Kampioni i peshave të rënda të WBC ka shijuar disa pushime në Kanë pas heroizmave të tij të fundit në ring.

Por ylli “Gypsy King” dukej keq i dehur teksa pengohej nëpër rrugët franceze, ndërsa mbahej nga shokët dhe babi John, të cilët e ndihmuan drejt taksisë së bardhë.

Fury, i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, mbështetet pas makinës dhe përpiqet të hapë derën e pasme të mbyllur.

Por shoferi duket se u shpjegon shokëve të tij se ai duket shumë i dehur ndërsa ka nxjerrë dorën nga dritarja.

Pas disa momenteve të miqve të tij duke u përpjekur të bindin taksierin që ta merrte, shoferi tërhiqet.

Fury më pas duket se godet parakolpin e Renault përpara se miqtë e tij të bashkohen dhe gjithashtu t’i japin një shkelmim.

Kur u kontaktua nga “The Sun”, skuadra e Fury refuzoi të komentonte videon./ h.ll/abcnews.al