VIDEO/ Kameruni mposht Gambian dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës

schedule20:26 - 29 Janar, 2022

schedule 20:26 - 29 Janar, 2022

Kameruni ka arritur të mposhtë pa shumë probleme Gambinë duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Pjesa e parë krijoi pak raste dhe u mbyll në barazim pa gola.

Gjithçka sa i përket epilogut të ndeshjes u vendos në pjesën e dytë të lojës.

Ishte Ekambi i cili në minutën e 50′ të ndeshjes kaloi fillimisht në epërsi Kamerunin, ndërsa në minutën e 57′ po i njëjti futbollisht shënoi golin e tij të dytë personal dhe të Kamerunit në ndeshje dhe kështu vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kameruni me këtë fitore ka siguruar biletën për gjysmëfinale dhe pret fituesin e ndeshjes Tunizi – Burkina Faso e cila ka filluar në orën 20:00. /abcnews.al