VIDEO/ Kakavijë, tentuan të kalonin kufirin me 60 pako kanabis, 2 të arrestuar

schedule15:26 - 31 Mars, 2025

schedule 15:26 - 31 Mars, 2025

Kakavijë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Modifikimi”. Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të.

Përkatësisht në pranga kanë rënë Osman Kamberaj dhe Enkeleda Xhemali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!