Juventusi e ka hapur me një barazim plot me emocione në Udine sezonin e ri. Skuadra bardhezi barazoi 2-2 në ndeshjen hapëse, në një sfidë që u duk se nuk do ishte problem për ta, por rezultoi ndryshe.
Ndeshja nisi “flakë” me një gol të Paulo Dybalas në minutën e 3-të. I njëjti protagonist dha asistin për Cuadradon në 0-2. Në pjesën e dytë Udinese u kthye në jetë.
Ish-juventini Roberto Pereira shënoi fillimisht në minutë e 51-të me penallti. Më pas Allegri vendosi të aktivizojë Ronaldon, por sërish nuk mjaftoi për të thelluar avantazhin sepse vendasit shënuan sërish.
Në minutën e 83-të ishte Gerard Deulofeu, i cili tundi rrjetën dhe barazoi 2-2. Juventusi e provoi deri në fund, me Ronaldon, që iu anulua një gol në minutat shtesë të ndeshjes dhe nuk mundi të shmangë këtë barazim. /abcnews.al