Pjesa e parë e sfidës së Champions League midis Dinamo Kiev dhe Juventusit, u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të bardhezinjve.
Djemve të Pirlos u ka bërë mirë pushimi dhe kanë zhbllokuar sfidën në minutën e parë të fraksionit të dytë, falë rrjetës së Alvaro Morata.
Aksion shumë i bukur i kampionëve të Italisë dhe finalizim i sulmuesit spanjoll, i cili i dhuron një avantazh shumë të rëndësishëm Juventusit. /abcnews.al