VIDEO/ Juventusi vuan ndaj Cagliarit, De Ligt e Vlahovic “blindojnë” vendin e katërt

schedule22:48 - 9 Prill, 2022

schedule 22:48 - 9 Prill, 2022

Juventus ka bërë autokritikën pas humbjen me Interin, teksa ka fituar 2-1 me përmbysje përballë Cagliarit.

Një fitore e vuajtur kjo për djemtë e Allegrit të cilët “blindojnë” vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit në Seria A.

Do të ishte Cagliari skuadra që do të kalonte në avantazh, ku Pedro do të surprizonte bardhezinjtë, të cilët arrijnë të barazojnë me De Ligt në fund të pjesës së parë, ndërsa Vlahovic shënon golin e fitores në pjesën e dytë.

Juventusi blindon zonën Champions pas këtij suksesi, ndërsa Cagliari duhet të vuajë akoma që të sigurojë qëndrimin mes më të mirave të Italisë, pasi aktualisht ndodhet në vendin e 17-të me 25 pikë.

/f.a/abcnews.al