Juventusi shënon sërish. Kësaj radhe nuk është Cristiano Ronaldo, por Federico Bernardeschi ai që ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën shtëpiake kundër Sampdorias.
Bardhezinjtë po kryesojnë 2-0, rezultat që i siguron atyre matematikisht titullin kampion dy javë përpara fundit të kampionatit.
Sulmuesi anësor italian, finalizoi një kundërsulm të ekipit të Sarrit në minutën e 67-të. Ronaldo bëri lëvizjen e tij klasike në krahun e majtë, por goditja e portugezit u prit nga portieri mik.
Bernardeschi përfitoi dhe nuk e pati të vështirë për të shtyrë topin në rrjetë dhe për të qetësuar shokët e skuadrës. Goli i parë në kampionat për këtë sezon për 26-vjeçarin. /abcnews.al