Juventusi është zyrtarisht në një krizë, që duke se do zgjasë më shumë seç ishte menduar deri më sot. Bardhezinjtë u përballën me Napolin në transfertë në ndeshjen e javës së tretë të Serie A dhe u përmbysën nga vendasit me shifrat 2-1.
Të kaltërit bënë një gabim në mbrojtje dhe Morata përfitoi, duke shfrytëzuar hapësirën dhe mposhtur portierin. Napoli i u rikthye në pjesën e dytë. Matteo Politano barazoi shifrat në minutën e 57, ndërsa afër fundit, në të 85-tën Koulibaly kompletoi përmbysjen.
Kjo është humbja e dytë radhazi e Juventusit në këtë sezon të Serie A, teksa në tre javë numërojnë vetëm 1 pikë dhe renditen të 14-ët, një nga startet më të dobëta të Allegrit nën drejtimin e “Zonjës”. Napoli nga ana tjetër numëron 9 pikë në tre ndeshje, duke mbajtur perfeksionin. /abcnews.al