Ka mjaftuar nga një gol për çdo pjesë që Juventusi të rikthehet te fitorja në Serie A përballë Bologna-s pas barazimit me Venezian një javë më parë.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Renato Dall’Ara”, në kuadër të javës së 18 të Serie A, përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 0-2.
“Zonja e vjetër” zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6 me sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, që do të ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.
Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm dhe miqtë ia dalin të shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 69 me anësorin Cuadrado, duke i dhënë qetësi ekipit të Allegrit.
Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e 6 me 31, por aq sa ka edhe Roma e vendit të 4, ndërsa Bologna renditet në vendin e 10 me 24 pikë./abcnews.al