Juventusi reagoi pas eliminimit nga Champions League. Porto i nxorri jashtë turneut të madh në mesjavë dhe bardhezinjtë janë përqendruar në kampionat.
Bardhezinjtë fituan 1-3 në fushën e Cagliarit, falë një super Cristiano Ronaldo. Yllit portugez i mjaftuan 22 minuta për të ndëshkuar tre herë skuadrën sarde.
Në fillim me kokë falë një “fluturimi” në ajër, më pas me penallti dhe i rrjeta e tretë falë një goditje potente me të majtën. 23 gola në Serie A në këtë sezon për 36-vjeçarin luzitan.
3 – Seconda tripletta più veloce in carriera per Cristiano #Ronaldo: tre gol nei primi 32 minuti, solo contro l’Espanyol nel settembre 2015 ha fatto meglio, in 20 minuti. Tris.#CagliariJuventus #SerieA
— OptaPaolo (@OptaPaolo) March 14, 2021
E sotmja ishte tripleta e dytë më e shpejtë e sulmuesit të famshëm, të cilit iu deshën vetëm 20 minuta për t’i shënuar tre gola Espanyolit gjashtë vite më parë.
Kampionët e ulën ritmin në fraksionin e dytë të takimit dhe Cagliari gjeti golin e nderit me anë të Giovanni Simeones në minutën e 61-të.
Suksesi i sotëm e ka ngjitur Juventusin në kuotën e 55 pikëve. Bardhezinjtë kanë luajtur një ndeshje më pak se Interi kryesues, që ndodhet 10 pikë larg. /abcnews.al