Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Juventus spektakolar në derbi, Belotti mban gjallë Torinon

schedule18:12 - 4 Korrik, 2020

schedule 18:12 - 4 Korrik, 2020

Pjesa e parë e derbit Juventus-Torino, ka dhuruar tre gola. Bardhezinjtë e Sarrit udhëheqin 2-1 dhe 45 minutat e dyta pritet të jenë edhe më të luftuara. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt. Paulo Dybala konfirmon formën fantastike dhe gjeti golin në minutën e tretë.

Argjentinasi kreu dy driblime të bukura në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 29-të erdhi edhe dyfishimi nga ekipi i Sarrit. Kundërsulm perfekt, CR7 pasoi për Cuadradron dhe ky i fundit mposhti Sirigu me një diagonale të saktë.

Skuadra “granata” nuk u dorëzua dhe shkurtoi rezulatin në minutën e pestë shtesë. Torino fitoi një penallti dhe Andrea Belotti nuk gaboi nga pika e bardhë, duke mposhtur Buffon dhe rihapuar takimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!