Juventus e mbyll sezonin me fitoren, ndërsa bindi me rezultatin 2-0 ndaj Monza-s në javën e 38-të të Serie A.
Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” rezultoi shumë e luftuar, me vendasit që zhbllokuan takimin në minutën e 26’ me Chiesa-n.
Vetëm dy minuta më pas Alex Sandro dyfishoi avantazhin e Juves, pas asistit të dhuruar nga Fagioli dhe bëri që fraksioni hapës të përfundonte me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë nga të dyja skuadrat pati disa raste për të shënuar, megjithatë kjo përballje u mbyll me vetëm dy gola.
Si të mos mjaftonte rezultatin, në minutën e 90’ Monza mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Zerbin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij në minutat shtesë në inferioritet numerik.
2-0 dhe Juventus e mbyll sezonin në vend të tretë në kuotën e 71 pikëve, teksa Monza e mbyll këtë edicion në vend të 12-të me 45 pikë./h.ll/abcnews.al