Cagliari ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Juventus.
Vendasit kanë befasuar bardhezinjtë që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. I pari erdhi në minutën e 30-të, me Gaetano i cili shënoi me 11 metërsh. Edhe goli i dytë i Cagliarit erdhi falë një penalltie, me Yerry Mina që goditi saktë në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, Vlahovic ngushtoi shifrat në minutën e 61-të, duke i dhënë shpresë për të marrë të paktën një pikë. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi Dossena shenoi autogol në minutën e 87-të duke barazuar shifrat.
Me këtë rezultat, Juventus ndodhet në vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa Cagliari në vendin e 13 me 32 pikë./h.ll/abcnews.al