Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, shënuan sot për Juventusin për të mposhtur pastër 0-2 ekipin e Bolognas në transfertë. Ylli portugez shënoi me penallti, ndërsa Dybala realizoi një gol shumë të bukur.
Golat e Juventusit në pjesën e parë erdhën në harkun kohor të 13 minutave. Cristiano Ronaldo, në shënjestër pas humbjes së finales së Kupës së Italisë, ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen. Portugezi, përmes një penalltie nuk fali dhe fitorja e bardhezinjve mori rrugë.
Paolo Dybala, i cili ende e ka të freskët atë penallti të humbur me Napolin, shënoi golin e dytë dhe ishte më të vërtetë i bukur. Argjentinasi, befasoi me një goditje nga jashtë zone. Topi përfundoi në rrjetë dhe Juventusi mori një fitore që e çon në kuotën e 66 pikëve, 4 më shumë se Lazio ndjekëse që ka një ndeshje më pak./abcnews.al