Juventusit i kanë mjaftuar 17 minuta për të ndëshkuar Bayer Leverkusen. Bardhezinjtë kanë zhbllokuar sfidën me anë të Gonzalo Higuain.
Një top i gjatë i Cuadrados drejt zonës nuk largohet mirë nga mbrojtja gjermane dhe Pipita përfiton. Stopim topi, goditje e saktë dhe Juventusi në avantazh.
Sarri ka zgjedhur treshen Ronaldo-Higuain-Bernardeschi dhe bardhezinjtë kanë hedhur një hap të sigurt drejt fitores së parë në Champions këtë sezon. /abcnews.al