Juventusi siguroi fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe vazhdon të kryesojë. Golat e Cristiano Ronaldos dhe Aaron Ramsey i dhuruan fitoren bardhezinjve në transfertën kundër Spal. Vendasit rezistuan mirë deri në minutën e 39-të, moment kur CR7 zhbllokoi ndeshjen pas pasit të Cuadrados.
Kjo ishte ndeshja e 11-të radhazi në Serie A që Ronaldo shënon, duke barazuar Gabriel Batistutën dhe Fabio Qaugliarellën. Dyfishimi erdhi në pjesën e dytë. Aaron Ramsey mori një asist nga Dybala dhe mposhti Etrit Berishën.
Një penallti e kthyer në gol nga Andrea Petagna riktheu Spal në lojë, por mbrojtja mike rezistoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-2 të kampionëve të Italisë. /abcnews.al
Spal-Juventus 1-2
(Petagna (pen) 69′ / Ronaldo 39′, Ramsey 60′)
11 – Only 3 players have scored at least a goal in 11 league apps in a row in the Serie A history (considering the same Serie A campaign):
Gabriel Omar Batistuta in 1994/95
Fabio Quagliarella in 2018/19
Cristiano #Ronaldo in 2019/20Triumvirate.#SPALJuve pic.twitter.com/UW5CWGCMzl
— OptaPaolo (@OptaPaolo) February 22, 2020