Jurgen Goxha nuk di të shënojë vetëm me kokë apo me veprime akrobatike. Mbrojtësi, i cili vjet zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Bylisin në Superiore, tani ka shtuar një tjetër lloj goli në repertorin e tij.
Qendërmbrojtësi ka shënuar golin e parë në Azerbajxhan me fanellën e Qabala, duke u treguar i saktë me një goditje në hyrje të zonës.
Goxha realizoi në minutën e katërt të ndeshjes, duke i dhënë epërsinë e përkohshme skuadrës së tij që pësoi nga Sabail rreth 20 minuta më pas. /abcnews.al