Juglindja e vendit është mbuluar nga bora. Reshje të dendura janë regjistruar kryesisht në zonat malore dhe në fshatrat mbi 800 metër mbi niveli e detit.
Abcnews.al mëson se nuk raportohen probleme sa i përket qarkulllimit të automjeteve. Ndërkaq, drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të tregojnë kujdes në zonat malore dhe të pajisen me zinxhirë.
Po ashtu edhe në zonën e Librazhdit dëbora ka zbardhur malet Sopot, Polis-Vilan, Rrajcë-Bardhaj, Gurakuq dhe Shebenik.
Deri tamë tani trashësia e borës ka shkuar në 15 cm. Ndërkaq, rrugët vijojnë të jetë të hapura për qarkullim. /abcnews.al