Video/ “Ju lutem, policia..”, sherr mes deputetëve çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës

schedule11:50 - 13 Korrik, 2023

schedule 11:50 - 13 Korrik, 2023

Tension, grusht e sherr u shënuan këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.

Seanca u ndërpre pasi deputetët e opozitës janë përleshur me deputetët e pozitës dhe ministrat, teksa kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.

Ishte deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që ka hedhur ujë ndaj Kurtit dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe më pas situate është përshkallëzuar.

Situata ka shkuar deri në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve opozitarë, ndërsa kryeparlamentari ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!