Geoffrey Kondogbia, ish-lojtari i Interit, mund të ndihet xheloz pas një autogoli që është shënuar ditën e sotme në Norvegji.
Kristoffer Haugen i Molde ka realizuar në portën e tij, nga një distancë e konsiderueshme. Haugen tentoi të kthente pas topin dhe e bëri këtë gjë.
https://streamable.com/vfq8w3
Fati i keq i tij ishte që portieri nuk e ndali dot dhe topi përfundoi drejt e në rrjetë, duke bërë që Sandefjord Fotball të festonte golin e barazimit.
Për t’u rikthyer pas në kohë, Kondogbia i blerë për 40 milion euro nga Valencia, shënonte autogolin e famshëm në një turne në Singapor, kundër Chelsea, nga 40 metra. /abcnews.al

