VIDEO/ Jordania “bie” në finale, Katari fiton për të dytën herë radhazi Kupën e Azisë

schedule22:00 - 10 Shkurt, 2024

schedule 22:00 - 10 Shkurt, 2024

Rezultati ishte i pritshëm. Kombëtarja e Katarit nuk ka zhgënjyer në finalen e madhe të Kupës së Azisë, teksa në “Lusail Iconic Stadium” kanë mundur skuadrën e Jordanisë, me rezultatin e thellë, 1 me 3, duke arritur kështu të shpallen kampionë të edicionit të 18-të të këtij truneu prestigjioz mes përfaqësueseve të kontinetit aziatik.

“Heroi” padyshim ishte “fantazisti” 27-vjeçar, Akram Afif, me “yllin” e skuadrës së Al-Sadd, që shënoi plot 3 gola, të cilat erdhën të tre nga pika e bardhë e penallitsë, në minutat 22’, 73’ e 95’, ndërsa për Jordaninë, golin e parë dhe të vetëm në një finale të tillë e shënoi 24-vjeçari, Yazan Al Naimat.

Kështu, pas edicionit të vitit 2019, ku në finalen e madhe të Abu Dabit mundën “Samurait Blu” të Japonisë, me po të njëjtin rezultat, 1 me 3, Kombëtarja e Katarit arriti të fitojë për të dytë herë në histori dhe të dytën herë radhazi këtë kompeticion, duke u renditur kështu pas Japonisë, Koresë së Jugut, Arabisë Saudite e Iranit, si Kombëtarja më me shumë trofe. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!