Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës pati edhe tension. Joao Felix u kap me mbrojtësin Jordi Alba, madje ky i fundit i vendosi dorën në fytyrë portugezit të Atletico Madrid. Vetëm pas çaste më pas Messi u pa të debatonte me të njëjtin lojtar.
Argjentinasin e pasoi Luis Suarez, i cili e vijoi përplasjen me Felix dhe më pas edhe me Savic. Mbrojtësi i Atletico, si dhe uruguaiani, u ndëshkuan edhe me kartonë të verdhë. /abcnews.al