VIDEO/ Jo vetëm Berisha, te Viking shënon edhe dardani Ibrahimaj

schedule21:07 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 21:07 - 2 Dhjetor, 2020

Viking fitoi 2-0 në shtëpi përball Brann ditën e sotme, duke siguruar trepikëshin falë golave të dy lojtarëve shqiptarë: Veton Berishës dhe Ylldren Ibrahimajt, teksa Zymer Bytyqi dhuroi asistin e golit të parë.

Minuta e 17-të solli golin e parë të ekipit vendas. Bytyqi nisi bukur Berishën, sulmuesin që aktivizohet me kombëtaren e Norvegjisë, i cili dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të bukur dhe të saktë.

Goli i 13-të në kampionat për Berishën, i cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës nordike, teksa pas tij renditen Bytyqi (9 gola) dhe Ibrahimaj (7 gola). Dyfishimin dhe golin e qetësisë e realizoi Ibrahimaj në mesin e pjesës së dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!