(VIDEO) “Jo, Jo, Jo…”/ I pozicionuar si boksier, si i iku nga duart truprojave të Berishës agresori, e qëlloi direkt me grusht

schedule13:53 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 13:53 - 6 Dhjetor, 2022

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Këto janë pamjet e tij teksa sulmon Sali Berishën me grusht. Ai edhe pse i pozicionuar në mënyrë agresive, ka mundur që tu shpëtojë truprojave të Sali Berishës dhe më pas ta godasë atë në fytyrë.

Gert Shehu ka përfunduar tek spitali i Trumës, me dëmtime të shumta për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij pasi, qëlloi Sali Berishën.

/abcnews.al/