Ikona e klubit të Interit, ish-kapiteni legjendar zikaltër, argjentinasi Javier Zanetti, ka mbajtur premtimin e tij.
“Vetëm vajza ime mund të më prekë flokët”, deklaroi dikur Zanetti, për të cilin për më shumë se 25 vite, modeli i tij i flokëve ka qenë një tipar dallues për të gjatë gjithë këtyre viteve.
Megjithatë, pas kaq shumë kohësh, zëvendëspresidenti i Interit më në fund ka ndryshuar modelin e flokëve, edhe pse për një çast, gjë të cilën e bëri për të mbajtur premtimin e dhënë përpara se të nisej për në Katar para Kupës së Botës./ h.ll/abcnews.al
El gran @javierzanetti cumplió la promesa: por primera vez cambió su peinado ?? pic.twitter.com/UKESPaMeW4
— AFAestudio ⭐️⭐️⭐️ (@AFAestudio) March 25, 2023