AIK ka triumfuar në transfertë kundër Orebro me shifrat 0-2. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi Jasir Asani, i cili e ka nisur më së miri aventurën në Suedi. Anësori nga Shkupi shënoi golin e parë në kampionat dhe të dytin personal.
Asani kishte realizuar kundër Kalmar në Kupë, kurse sot i shënoi një gol shumë të bukur skuadrës së Orebro. Në minutat shtesë, 25-vjeçari nuk ngurroi të gjuante drejt portës nga jashtë zone. Asnjë shans për portierin kundërshtar, që u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta.
Edhe te Partizani gëzohen për golin e Asanit, pasi sulmuesi është në huazim tek AIK. Suedezët duhet të binden, që ta blejnë në fund të sezonit. Në kampin e kuq shpresojnë që kjo të ndodhë dhe të arkëtojnë të ardhura të rëndësishme, që në këto momente janë të domosdoshme. /abcnews.al