Jasir Asani ka shënuar ditën e sotme një eurogol me skuadrën e Kisvarda në kampionati hungarez. Ish-sulmuesi i Partizanit me golin e tij ka mahnitur të gjithë të pranishmit.
Në minutën e 22-të Asani dhuroi një perlë të vërtetë duke i dhuruar ekipit të tij avantazhin e dyfishtë kundër MOL Fehervar.
26-vjeçari nga Shkupi gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare me një gjuajtje fantastike me të majtën. Ky ishte goli i katërt sezonal i Asanit në OTP Bank Liga.
Kisvarda fitoi 2-1 në shtëpi kundër MOL Fehervar dhe për momentin renditet në vend të dytë me 30 pikë, dy më pak se Ferencavaros që ka luajtur një ndeshje më pak.
/f.a/abcnews.al