Përfundon pa fitues takimi Everton-Crystal Palace. Të dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, me djemtë e Ancelottit që humbën dy pikë të rëndësishme për objektivin Champions League.
It’s a point apiece at Goodison Park ?#EVECRY pic.twitter.com/XSV0YnH2FD
— Premier League (@premierleague) April 5, 2021
Pjesa e parë e takimit të luajtur në “Goodison Park”, u mbyll pa gola. Pushimi i bëri mirë Evertonit, që gjeti golin e fitores në minutën e 56-të. Asist i kapitenit Coleman dhe goditje e menjëhershme e James Rodriguez.
Goli i gjashtë sezonal në Premier League për yllin kolumbian, i cili numëron edhe katër asiste. Evertoni ishte shumë afër arritjes së fitores, por miqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin në minutën e 86-të.
Aksion i bukur i Palace dhe finalizim falë një diagonale të saktë për Michy Batshuayi, i cili nuk kishte shumë sekonda që ishte futur në fushën e blertë.
Barazimi i sotëm e ka ngjitur Evertonin në kuotën e 47 pikëve. Chelsea i vendit të katërt, që ka luajtur një ndeshje më shumë, është katër pikë larg. /abcnews.al