Tashmë poothuajse gjithë bota është izoluar në shtëpi nga kjo situatë e krijuar. Njërëzit po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën. Edhe bota e sportit është në karantinë, pasi të gjitha aktivitetet janë pezulluar.
Futbollistët kanë mënyrat e tyre se sip o i kalonjë këto ditë izolimi. Disa kanë postuar në rrjetet e tyre sociale se po vazhdojnë të stërviten, dhe karantina nuk po i pengon për të qëndruar në formë. Disa të tjerë po kalojnë çaste me familjarët e tyre, apo edhe thjesht pushim.
Mesfushori i Liverpool, Alex Oxlade-Chamberlain, ka zgjedhur të kërcejë në këto ditë jo të lehta. Ka qenë e dashura e tij, Perrie Edwards, ajo që ka postuar një video në Instagramin e saj. Në video shikohen të dy duke kërcyer dhe mesa duket po kalojnë moment të gëzuar. Një shembull shumë i mirë se çfarë mund të bëjmë këto ditë në shtëpi. /abcnews.al
At least Alex Oxlade-Chamberlain is enjoying life without football. ? https://t.co/73TZkYsEmo
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) March 15, 2020