Tashmë që të gjithë kampionatat janë të pezulluara, futbollistët janë izoluar në shtëpitë e tyre. Disa prej tyre kanë zgjedhur të kthehen në vendet e tyre të lindjes për të qëndruar pranë familjarëve në këto momente të vështira.
Disa të tjerë kanë bërë sfida të ndryshme me njëri tjetrin, sfida këto që më pas janë bërë virale në të gjithë globin. I veçantë është rasti i sulmuesit të Galatasaray, Radamel Falcao.
Kolumbiani, i cili po kalon momente me familjarët e tij, duket se po përjeton disa çaste jo shumë të lumtura. Ai është “detyruar” nga gruaja e tij për të larë enët. Nuk jemi mësuar që ta shikojmë aty “Tigrin e Kolumbisë”, por izolimi ka dhe pasojat e veta. /abcnews.al
Gol Makinası Diye Aldik
BULAŞIK MAKİNASI çıktı#Falcao ??
pic.twitter.com/fjB8iozVfY— F.A.T.İ.H ( FKC ) (@Fatih1905Reis) March 20, 2020